Maturantët e vitit 1998 në Prishtinë, ndihmojnë 10 familje me nga 300 euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Maturantët e vitit 1998 në Prishtinë, ndihmojnë 10 familje me nga 300 euro

19:05 | 14 Qershor 2018

Pak ditë më parë, një grup miqsh në Prishtinë që para 20 vjetësh kishin qenë shokë e shoqe të shkollës, festuan 20 vjetorin e maturës. Secili nga pjesëmarrësit në këtë organizim kishte paguar 40 euro, dhe tash krejt paratë e mbledhura po ndahen për familjet skamnore.

Një nga organizatorët e këtij ribashkimi ka thënë se nga mjetet e tubuara sot kanë mbështetur 10 familje me nga 300 euro.

Këto mjete janë ndarë sot për këto familje, nga dy anëtaret e Këshillit Organizativ të Maturës së vitit 1998, Burbuqe Godanci dhe Ariana Kasapolli.

Përzgjedhja është bërë edhe me ndihmën e RTV21. Mjetet janë ndarë sot një dita para Fitër Bajramit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!