Mbappe tregohet i madh, ja ku do t’i dërgoj parat e fituar pas Botërorit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Mbappe tregohet i madh, ja ku do t’i dërgoj parat e fituar pas Botërorit

10:33 | 16 Korrik 2018

Kylian Mbappe ka fituar një respekt nga e gjitha bota pas paraqitjeve të tij në Botërorin Rusia 2018, ndërsa parat që i ka fituar pas triumfit kundër Kroacisë me rezultatin 4-2, nuk do t’i ndalë për vete.

Francezi i cili shënoi katër gola me Francën në Kampionatin Botëror, ka vendosur që t’i dhuroj parat e fituar për bamirësi që ofron instruksione sportive falas për fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë dëshirë sportin, transmeton Express.

Mbappe ka fituar 300,000 mijë euro pas fitores së Kampionatit Botëror dhe prite t’i dhuroj për bamirësi në organizatën ‘Premiers de Cordee’, e cila ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!