Mbi 109 mijë automjete të paregjistruara në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Mbi 109 mijë automjete të paregjistruara në Kosovë

08:58 | 02 Gusht 2018

Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të paregjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.

Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.

“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të pa regjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, i tha ai sot RTK.

Mazreku vlerësoi se mos regjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga pas lufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e pa regjistruara”, tha ai.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e paregjistruara.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!