Mbi 56 milionë abonues tani ka Apple Music – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbi 56 milionë abonues tani ka Apple Music

13:30 | 06 Dhjetor 2018

Ndërsa Apple Music mori një fillim të mëvonshëm në krahasim me shërbimet e tjera të transmetimit të muzikës, duket se po zë hapin shumë shpejt. Më parë këtë vit u raportua se Apple Music kishte rreth 50 milionë abonentë, por tani sipas shifrave të fundit nga Financial Times, duket se ky numër është rritur në 56 milionë në më pak se një vit.

Është e paqartë se sa të sakta janë këto shifra, por nuk është për tu habitur që numrat po rriten ashtu siç është bërë deri më tani. Duket gjithashtu se kjo rritje e abonentëve është si rezultat i qasjes agresive të Apple ndaj shërbimit, ku duket se po dalin nga zonat e tyre të rehatisë me ide.

Kjo është sipas një ekzekutivi të lartë, i cili tha se “Apple doli në treg me një produkt inferior tre vjet më parë. Apple Music nuk u bë produkt spektakolar si iTunes. Megjithatë, shërbimi po bëhet më serioz, ekipa po vijnë tek ne me ide të reja gjatë gjithë kohës.”

Ka pasur gjithashtu një raport në të kaluarën që sugjeroi se përsa i përket tregut muzikor të SHBA, Apple Music mund të ketë kaluar tashmë Spotify, edhepse për pjesën më të madhe, Spotify është lideri i përgjithshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!