Mbledhja e Vetëvendosjes, befason Shpend Ahmeti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mbledhja e Vetëvendosjes, befason Shpend Ahmeti

15:06 | 11 Dhjetor 2017

Në selinë e Vetëvendosjes, sot janë mbledhur zyrtarët e lartë të kësaj partie, por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk është parë të ketë ardhur në këtë mbledhje. Që nga e premtja, kur u bënë publike përçarjet në Vetëvendosje, Shpend Ahmeti nuk ka thënë asnjë fjalë rreth kësaj.

Aktivistet e Vetëvendosjes dhe votuesit e Shpend Ahmetit po i kërkojnë atij që të bëjë të ditur qëndrimin e tij, tani që Vetëvendosje është ndarë në dy grupe, por edhe më tej, ai po vazhdon të hesht.

Ahmeti, me sa është parë para selisë së Vetëvendosjes, nuk ka ardhur në mbledhjen e kryesisë, që sot po e mban kjo parti.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth përçarjeve nëpër të cilat po kalon Lëvizja Vetëvendosje e që u bënë publike vetëm pas u nxor një bisedë ku Aida Dërguti e kishte quajtur m** Albin Kurtin.

Pas kësaj, filluan të shprehen hapur se kush është me Albin Kurtin e kush mendon si Aida Dërguti. Vetëm Shpend Ahmeti, nga figurat kryesore të partisë, akoma nuk ka bërë të ditur qëndrimin e tij.

Nga ana tjetër, Aida Dërguti pak caste më parë dha dorëheqje nga kryetarja e Degës së Vushtrisë dhe nga Kryesia e Vetëvendosjes, duke mos shkuar as në mbledhje.

Ajo cfarë dihet deri më tani është se janë krijuar dy grupe në Vetëvendosje. Njëri i Albin Kurtit, ku po e përkrahin Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Liburn Aliu. Ndërsa grupi i Aida Dërgutit, i përkrahur nga Dardan Molliqaj, Fisnik Ismaili, Dardan Sejdiu.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!