Mblidhen nesër urgjentisht pronarët e Milanit, humbjet arrijnë në 75 milionë euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Mblidhen nesër urgjentisht pronarët e Milanit, humbjet arrijnë në 75 milionë euro

13:02 | 14 Qershor 2018

Milan do të mbajë një takim të aksionarëve nesër, dhe buxheti i klubit deri në 30 qershor pritet të tregojë një humbje prej 75 milionë eurove.

Takimi i fundit ishte tre javë më parë për të miratuar një rritje kapitale prej 40 milionë euove nga pronari Yonghong Li, përcjell ORAinfo.

Një aksionar i ri pritet të vijë në bord për të ndihmuar me barrën financiare, por Gazzetta dello Sport njofton se ai person nuk do të konfirmohet nesër.

Fokusi kryesor i takimit do të jetë miratimi i buxhetit deri në 30 qershor, i cili pritet të tregojë një humbje prej 75 milion euro, në përputhje me humbjen prej 73.2 milion euro vitin e kaluar.

Avokati dhe këshilltari Roberto Cappelli pritet të jetë i pranishëm, duke treguar se do të ketë një shpjegim se si klubi ka në plan të merret me sanksionet hyrëse financiare të Fair Play.

UEFA mund të hidhërojë Rossonerët me vendimin jashtë Ligës së Evropës, ku do të apelonin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin dhe Cappelli pritet të shpjegojë strategjinë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!