Mblidhet Këshilli i Sigurisë, pak orë para votimit të Ushtrisë

23:07 | 13 Dhjetor 2018

Ushtria e Kosovës pritet që të votohet nesër nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë orëve të mbrëmjes, një natë më parë (të mërkurën) nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës, merr vesh KTV-ja.

Me pjesëmarrjen e një pjese të kabinetit qeveritar dhe përgjegjësve të organeve kryesore të sigurisë, në takim është diskutuar menaxhimi i situatës pas votimit të Ushtrisë në Kuvend.

Organet kryesore e kanë vlerësuar të qetë situatën.

Komento: