MBPZHR mbyll sezonin e gjuetisë për periudhën 2018-2019

15:26 | 04 Shkurt 2019

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2018 – 2019.

Sezoni i gjuetisë për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të mbyllet me 8 shkurt të këtij viti.

Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër.

Këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Komento: