Mbrojtësi i Liverpoolit thotë se ky lojtar është më i mirë se Neymar dhe Ronaldo – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Mbrojtësi i Liverpoolit thotë se ky lojtar është më i mirë se Neymar dhe Ronaldo

11:38 | 21 Tetor 2018

Trent Alexander-Arnold është mbrojtës i krahut të djathtë të Liverpoolit.

Ai së fundmi ka bërë një deklaratë për Ëilfred Zaha për të cilin thotë se është një kundërshtar shumë i vështirë.

Madje ai bëri krahasim me Ronaldon apo Neymarin, duke thënë se më e vështirë është të ndalës Zahan sesa këta të dy.

20-vjeçari tashmë ka zënë vend në formacionin e parë të Liverpoolit që kur debutoi për klubin anglez në dhjetor të vitit 2016, dhe ka startuar edhe në ndeshje si finalen e Ligës së Kampionëve dhe në Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse ai është përballur me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon, dhe lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymarin, Alexander-Arnold beson se sulmuesi i Crystal Palace është lojtari më i vështirë për ta ndalur.

“Kur Zaha e ka ditën e tij, është më i vështiri për ta ndalur. Për shkak aftësive të tij si atlet, nuk mund t’ia rrëmbesh topin, është e vështirë të bësh ndërhyrje ndaj tij sepse është i shpejtë, ka shkathtësi dhe mund të shënojë gola, t’i përgatisë ato dhe është në gjendje ta fitojë lojën”, ka thënë Arnold.

“Me Neymarin dhe Ronaldon, mund ta shohësh se ata janë lojtarë shumë inteligjentë, njerëzit e dinë stilin e tyre, lëvizjet e ndryshme, por ata kurrë nuk arritën ta merrnin topin shumë kundër nesh. Natyrisht, Zaha nuk është nivelin e Ronaldos ose Neymarin, por për mua, në ditën e tij, Zaha është me siguri më i vështiri për ta ndalur”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!