McLaren hedh në treg “Panterën e Zezë” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

McLaren hedh në treg “Panterën e Zezë”

16:23 | 16 Mars 2018

Edicionet speciale të makinave zakonisht janë për koleksionistët, por në rastin e McLaren 570GT MSO Black Collection, është vetëm për ata që mund të paguajnë 200 000 euro për supermakinën britanike, nga e cila do të prodhohen vetëm 100 modele për të gjithë botën.

Në ndryshim nga 570GT standarde, makina e re do të jetë krejtësisht e zezë dhe me fare pak modifikime dizenjoje.

Ndërsa brenda makinës do të ketë një pllakë ku do të shkruajë VERSION I VEÇANTË dhe sedilje të përmirësuara lëkure.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!