Me barkun e fryrë, por kështu veshët me dallamë Emina Cunmulaj, kaq të bukur nuk e kemi parë kurrë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Me barkun e fryrë, por kështu veshët me dallamë Emina Cunmulaj, kaq të bukur nuk e kemi parë kurrë

19:54 | 16 Maj 2018

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj po gëzon një jetë përallore.

Ajo ka disa vite që është e martuar me milionerin iraniano-amerikan, Sam Nazarian, shkruan lajmi.net.

Çifti tashmë janë në pritje të një fëmije të dytë, ndërkaq janë prindër të vajzës Ella Faria.

Edhe pse, Emina ka kohë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo nuk ngurron të shfaq para publikut vlerat kulturore dhe traditat shqiptare.

Përmes imazhit të fundit që ka publikuar, Cunmulaj shfaqet me veshje tradicionale shqiptare e cila ka një mesazh për fëmijët e saj.

“E vogëla ime! Të premtoj që do t’i jap të gjitha vlerat që unë i kam marrë prej nënës time, të premtoj që çdo herë do të kujtoj që nga cili vend vjen nëna juaj dhe që ndjehet shumë krenare për të… Kultura ime është gjëja më me vlerë që kam dhe do ju mësoj ty dhe Elli Faria për bukuritë e saj”,- shkruan ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Adelina Ismaili