Me gjithë temperaturat e ulëta, rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Me gjithë temperaturat e ulëta, rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme

09:45 | 12 Janar 2017

Sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar në tërë rrugët e vendit.

Ministria e Infrastrukturës është duke u koordinuar me Policinë e Kosovës, për një zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Po ashtu, ekipet e MI-së vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të respektojnë Ligjin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!