Më herët çmendje pas Francës, tani ky lojtar do ta bëjë të pamundurën për ta eleminuar atë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Më herët çmendje pas Francës, tani ky lojtar do ta bëjë të pamundurën për ta eleminuar atë

11:23 | 09 Korrik 2018

Të martën në mbrëmje Belgjika do të synojë finalen e madhe të Kupës së Botës.

E mbushur me shumë “yje” skuadra belge dëshiron të shkruajë historinë duke mposhtur francezët, pretendentët kryesorë për titull.

Eden Hazard është kapiteni dhe ylli absolut i Belgjikës, por pak njerëz e dinë që në fëmijërinë e tij ai ishte tifoz i Francës dhe Zinedine Zidanes.

Një foto po bën xhiron e rrjetit ku Hazard ishte fëmijë së bashku me dy vëllezërit e tij kishte pozuar me fanellën e Francës.

Por askush nuk mund ta mendonte se pas disa vitesh ai do të luante një ndeshje kaq të rëndësishme kundër skuadrës së “zemrës”.

Tashmë ai do përpiqet për ta eliminuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!