Me “miqësi” tradicionale, s’do mundemi ta ruajmë miqësinë amerikane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Me “miqësi” tradicionale, s’do mundemi ta ruajmë miqësinë amerikane

Shkruar nga: Fadil Maloku

23:00 | 31 Gusht 2018

1. Ideja e proamerikanizmit (që e ushqeu “ëndrra amerikane”), neve shqiptarëve të Ballkanit duhet të na frymëzoj dhe inspiroj jo më nga rrafshi i vazhdimit të kultivimit të dëshirave tona për atë “miqësinë” tonë historikisht të njohur dhe të vërtetuar si; inferiore, të dëmshme e padyshim me mentalitet robi.

“Miqësi” kjo, që më shumë ishte e prirur kah nënshtrimi e sundimi nga të tjerët, por, një miqësi e shikuar nga horizonti i një partneriteti të ri social e sidomos sish politik e ushtarak…

2. Sepse, vetëm në këtë mënyrë ne kryejmë dy obligime ndajë vetës sonë kolektive dhe ndaj mikut të vërtetë:
Njërin, sepse kështu fillojmë t’ia heqim vetës atë hipotekën e “gogolit për inferioritetin tonë historik”, që na u amputua padrejtësisht më pak nga të tjerët, dhe më shumë nga vetja jonë.
Dhe tjetrin, sepse ka të bëjë me hisen tonë që na takon historikisht, gjeografikisht, e demografikisht në këto hapësira den baba den…

3. Krenaria (“ëndrra) amerikane, u (ri)ndërtua dhe u (ri)kultivua mu përmes modelit të partneritetit me të tjerët, dhe përmes lirimit nga kompleksi i inferioritetit që na e amputoi “miqësia” tradicionale🧐.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!