Me shumë spektakël, Bayerni e mposht Leverkusenin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Me shumë spektakël, Bayerni e mposht Leverkusenin

22:26 | 12 Janar 2018

Fitore 3:1 dhe tri pikë të rrëmbyera – Bayern munich e ka nisur mbarë vitin 2018.

Në ndeshjen e parë në Bundesliga këtë vit, të besuarit e Jupp Heynckes triumfuan 3:1 kundër rivalit, Bayer Leverkusen, për ta nisur mbarë 2018’t.

Javier Martinez në minutën e 32’të, Franck Ribery në minutën e 59’të dhe James Rodriguez (90’), realizuan për Bayernin, kurse golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi Kevin Volland në minutën e 71’të.

Mesfushori shqiptar, Admir Mehmedi, luajti për disa minuta në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në minutën e 77’të në vend të Julian Brandt.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka grumbulluar 44 pikë, 14 më shumë se Schalke, që të shtunën përballet me RasenBallsport Leipzig.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!