Me vetëm 100 mijë euro në llogari, Ministria hap konkurs për projektin 4-milionësh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Me vetëm 100 mijë euro në llogari, Ministria hap konkurs për projektin 4-milionësh

11:03 | 08 Qershor 2018

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka hapur konkurs publik për projektin që ende nuk e di se kur planifikon ta përfundojë. Nën titullin “Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës”, konkursi i MKRS-së do të jetë i hapur deri në ditën e 28-të të këtij muaji.

Sipas vlerës së parashikuar për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, duhen 4 milionë e 64 mijë euro. Por Ministria e Kulturës për sivjet i ka paraparë vetëm 100 mijë euro.

Me planifikimet e bëra në bazë të Ligjit për buxhetin e këtij viti, për 2019-ën dhe 2020-ën janë paraparë nga 300 mijë euro për projektin, i cili synohet të finalizohet në Komunën e Fushë-Kosovës.

Nëse MKRS-ja nuk bën ndonjë llogari tjetër dhe për çdo vit ndan nga 300 mijë euro, i bie që nevojiten 15 vjet për ta finalizuar ndërtimin e objektit

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!