Mediat serbe zbulojnë datën e arritjes së marrëveshjes Thaçi-Vuçiq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Mediat serbe zbulojnë datën e arritjes së marrëveshjes Thaçi-Vuçiq

15:23 | 21 Tetor 2018

Mediat serbe shkruajnë se në fillim të vitit 2019 pritet që të dy presidentët, Thaçie Vuçiq ta prezantojnë marrëveshjen finale mes të dyja vendeve

Kryetari i i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, gjatë mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm të partisë tregoi kohën që sipas tij, do të ndodh korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Jeremiq tha se kjo do të ndodh në fillim të vitit 2019, pasi që presidentët e të dyja vendeve do ta prezantojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në tremujorin e parë të muajit të ardhshëm.

Sipas tij, edhe pse presidenti, Aleksandar Vuçiq nuk e ka përkrahjen e popullit serb për këtë ide, përsëri vazhdon ta mbështesë korrigjimin e kufijve, transmeton lajmi.net.

Siç thotë ai korrigjimi nënkupton një mundësi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

Madje siç u shpreh Jeremiq, “korrigjimi është edhe fillimi i krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe,”.

“Në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asgjë që mund të parandalojnë dy anëtarë të OKB-së të bashkohen në një shtet të vetëm. Kur flasim për Shqipërinë e Madhe, i’u them se është rrezik i afërt dhe real”, tha ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!