Merr fund telenovela, Sarri-Chelsea ky është lajmi i fundit nga Italia – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Merr fund telenovela, Sarri-Chelsea ky është lajmi i fundit nga Italia

16:02 | 12 Korrik 2018

Avokati i Napolit konfirmon se marrëveshja Maurizio Sarri-Chelsea pritet të mbyllet sot ose nesër.

Ish trajneri i Napolit, pritet të marrë përsipër drejtimin e gjigantit anglez, por një paketë kompensimi ende nuk është arritur dhe Antonio Conte ende vazhdon të jetë zyrtarisht i Cheleas.

Nëse palët pajtohen, atëherë sipas medaive italiane Sarri pritet të nënshkruajë menjëherë me Chelsean.

“Ne nuk kemi akoma marrëveshje, ju duhet të jeni të duruar,” tha Mattia Grassani në Radio Kiss Kiss Napoli, përcjell ORAinfo.

“Sot ose nesër Sarri mund të nënshkruajë, është afër dhe do të ndodhë”, ka thënë Grassani.

Ai ka dekluarar se edhe Jorginho, mund të transferohet në Chelsea, duke iu bashkuar Sarrit tek Blues. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!