Merret vendim i rëndësishëm për Saimir Tahirin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Merret vendim i rëndësishëm për Saimir Tahirin

12:28 | 12 Shkurt 2018

Pas njoftimit se Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon sërish bllokimin e pashaportës së ish-ministrit Saimir Tahirit, PD-së ka ndërmarrë hapin e rradhës.

Mësohet se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri”.

Burimet nga selia blu kanë deklaruar se komisioni do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen “Tahiri”.

Çështjet që do të shqyrtohen:

1.Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2.Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!