Mesazh i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës nga ATK – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Mesazh i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës nga ATK

11:05 | 09 Shkurt 2018

Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin – është ky mesazhi që ATK’ja dëshiron t’ua japë qytetarëve të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me Legjislacionin Tatimor.

“Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimin dhe Kontributet Pensionale”, thuhet në komunikatën për media.

Për personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.

Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!