Mësohet emri i personit që u arrestua pasi iu gjet drogë në banesë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mësohet emri i personit që u arrestua pasi iu gjet drogë në banesë

21:24 | 09 Tetor 2017

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”. Pëllumb Matoshi, 51 vjeç, banues në Fierze – Pukë është arrestuar nga efektivët e policisë së Tropojës.

Ndalimi i këtij u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, si autor i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në një banesë (të pa banuar) në fshatin Fierze, u gjet një bidon plastik me 25 kg lëndë narkotike. Nga deklarimet, kjo banesë rezulton të jetë e shtetasit Pëllumb Matoshi, njofton Policia.

Pëllumb Matoshi, do ti dorëzohet për veprime të mëtejshme Komisariatit të Policisë Pukë, shtojnë të njëjtat burime.

Matoshi ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes me dashje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!