Messi me deklaratë ‘bombë’ për të ardhmen e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Messi me deklaratë ‘bombë’ për të ardhmen e tij

18:00 | 16 Maj 2018

Leo Messi më në fund u ka bërë me dije të gjitha klubeve se nuk do të largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas ka thënë se nuk mund të largohet nga klubi ku është zhvilluar si lojtar, pasi është shtëpia e tij e dytë.

“Nuk mund të largohem nga Barcelona, nga klubi që më dha gjithçka”, ka thënë Messi kur është pyetur për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

“Mediat shkruajnë se unë do të largohem në këtë afat, apo në afatin tjetër, por unë ju them se ajo nuk do të ndodh deri sa ta ndërpres karrierën si futbollist”, ka shtuar argjentinasi./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!