Messi shkruan histori

22:18 | 19 Shkurt 2019

Sukseset e Lionel Messit nuk kanë të ndalur.

Lionel Messi ka hyrë në histori të futbollit evropian. Ylli i Barcelonës po zhvillon ndeshjen e 130-të në garat evropiane.

Messi me paraqitjen ndaj Lyon, do të paraqitet për të 130-tën herë në kompeticionet evropiane.

130 paraqitje në Evropë i ka edhe Paul Scholes.

Kujtojmë se lojtari me më së shumti paraqitje në Evropë është Iker Casillas, me 178 ndeshje, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 162 ndeshje.

Lojtarët me më së shumti paraqitje:

Iker Casillas – 178 ndeshje

Cristiano Ronaldo – 162

Xavi Hernandez – 157

Ryan Giggs – 151

Raul Gonzales – 144

Paolo Maldini – 139 paraqitje

Andres Iniesta – 132

Clarence Seedorf – 131 paraqitje

Lionel Messi dhe Paul Scholes – 130 paraqitje.

Komento: