Meta godet Ramën: Ministria e Jashtme s’mund të kthehet në autoshkollë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Meta godet Ramën: Ministria e Jashtme s’mund të kthehet në autoshkollë

11:18 | 12 Janar 2019

Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka thënë se Ministria e Jashtme s’mund të kthehet në autoshkollë ku ustai kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vazhduar debatin rreth mosdekretimit të kosovarit Gent Cakajt si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, që ia kërkoi kryeministri Edi Rama.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Meta.

Tutje, Meta shkruan se Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. SHQIPËRIA E PARA”, ka shkruar Meta.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!