Mezi presin të shkojnë, si në dasmë, në Beograd – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Mezi presin të shkojnë, si në dasmë, në Beograd

Shkruar nga: Shemsi Reçica

17:37 | 10 Maj 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Blerta Deliu-Kodra, si shumë zyrtarë të tjerë të Kosovës, si duket, mezi po presin të marrin një ftesë zyrtare nga autoritetet serbe, për të shkuar, pastaj, si në dasmë, në Beograd, ose një ftesë nga BE-ja, për të shkuar, si në festë, për t’u takuar kudo, me zyrtarët e Beogradit(!).

Në vend që të hezitonin për shkuarje në Beograd dhe për takime me autoritetet serbe (arsyet dihen) ose, të paktën, në vend që të shprehnin një keqardhje të bindshme publike, para se të shkonin në takime me zyrtarët serbë, dhe shkuarjen eventuale të tyre në Beograd, ta arsyetonin me një interes tonin madhor, kombëtar dhe shtetëror, më me peshë se sa mosshkuarja eventuale e tyre në konferencën e Beogradit, ose më me peshë se sa shkuarja atje, përkundër keqardhjes së tyre;

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Blerta Deliu-Kodra, si duket, mezi kishin pritur të merrnin një ftesë zyrtare nga autoritetet serbe, për të shkuar, si në dasmë, në Beograd. Ata, pa hezitim i janë përgjigjur pozitivisht ftesës (lojës) zyrtare serbe, për të marrë pjesë në një konferencë, në Beograd, dhe, kur autoritetet serbe ua anuluan ftesat dhe, kështu, e ndaluan shkuarjen e tyre në Beograd, deputetët tanë kanë shprehur keqardhje të fortë publike, për pamundësinë e tyre për të marrë pjesë në konferencën e Beogradit(!).

Keqardhja e tyre për mosshkuarje në Beograd, paska qenë aq e madhe, sa, pas anulimit të ftesës së Beogradit, siç bëhet e ditur, deputetët tanë “kanë reaguar ashpër“ dhe kanë kërkuar “reagim edhe nga BE-ja“(!). As MPJ nuk paska qëndruar duarkryq. Për anulimin e ftesës nga Serbia, për deputetët tanë, ajo paska shkuar edhe më larg se reagimet e deputetëve Osmani, Deda dhe Deliu-Kodra, dhe qenka ankuar edhe në Bruksel(!).

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!