Microsoft del para Apple – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Microsoft del para Apple

13:08 | 06 Dhjetor 2018

Microsoft ka hedhur poshtë Apple duke u renditur si kompania më e vlefshme në botë, duke rimarrë vendin e parë pas më shumë se 15 vjetësh.

Gjigandi softuerik përfundoi të premten me një vlerë tregu prej më shumë se 851 miliardë dollarë, në krahasim me Apple, e cila ka vlerë prej 847 miliardë dollarësh, transmeton lajmi.net.

Të dy kompanitë kanë konkurruar për vendin e parë gjatë gjithë javës. Apple listohej e para në fund të çdo dite tregtare, raporton BBC.

Por krijuesi i iPhone, i cili ka parë çmimin e aksioneve të saj të bie në javët e fundit, në fund e vërejti se kompania po humb epërsinë e saj.

Të premten, aksionet e Microsoft fituan më shumë se 0.6% për t’u përmbyllur në 110.89 dollarë, ndërsa aksionet e Apple përfunduan me 178.60 dollarë, duke rënë në rreth 0.5%.

Sidoqoftë, nga shumë llogaritje të tjera – duke përfshirë të ardhurat vjetore dhe fitimin – Apple mbetet kompania më e madhe në tregun botëror.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!