Milaim Zeka akuzon Aleksandër Lumezi se pagoi njerëz për ta privuar nga jeta prokurorin e Prizrenit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Milaim Zeka akuzon Aleksandër Lumezi se pagoi njerëz për ta privuar nga jeta prokurorin e Prizrenit

11:23 | 19 Tetor 2018

Kuvendi i Kosovës po i vazhdon punimet edhe sot. Në këtë senacë janë duke u shqyrtuar 23 projektligje, të cilat presin miratimin e deputetëve.

Në pjesën e paraparë për deklarime të ditës në foltore ka dal deputeti i Nismës Milaim Zeka.

Ai ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin, se ky i fundit ka dhënë para për ta privuar nga jeta një prokuror nga Prizreni.

Deputeti Zeka nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ku momentalisht po ndodh vazhdimi i seancës së djeshme tha se ka menduar që do të thirret të dëshmojë ëshë për këtë rast.

“Unë kam mëndu që kur më kanë thirr, më kanë thirr për me dhanë informata për këtë deklarat që e kam dhënë në televizion”, tha Zeka.

Deputeti në fjalë ditë me parë ka deklaruar se Aleksandër Lumezi, ka paguar para për të privuar nga jeta ish-prokurorin Nazmi Mustafi, që ka qenë shefi i task forcës antikorrupsion. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!