Milaim Zeka tregon se kush do ta rrëzojë Qeverinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Milaim Zeka tregon se kush do ta rrëzojë Qeverinë

23:36 | 14 Shkurt 2018

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj, me qëndrimin e tyre kundër versionit aktual të demarkacionit, nuk janë të vetëdijshëm se do ta rrëzojnë Qeverinë.

Zeka, duke folur në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK-ja është më këmbëngulëse kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sesa Vetëvendosja dhe kjo sipas tij është brengosëse.

“Deputetët e AAK-së, në vend se t’i ndihmojnë kryeministrit të tyre, edhe kryeministrit tim, që të dalin nga kjo krizë, ata nuk po e dinë se demarkacioni mund ta rrëzojë Qeverinë. Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon. Prandaj këta duhet të ndërmarrin një iniciativë për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha Zeka.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!