Milan – Belotti, vjen lajmi i ‘çmendur’ nga Italia – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Milan – Belotti, vjen lajmi i ‘çmendur’ nga Italia

10:35 | 13 Gusht 2017

Milani është gati të ofrojë 75 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit M’Baye Niang në mënyrë që të provokojë Torinon për shitjen e yllit Andrea Belotti.

Gazeta me qendër në Torino La Stampa është e bindur se Rossonerët nuk po heqin dorë nga ndjekja e sulmuesit ‘Il Gallo’.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ishte në tribuna të stadiumit gjatë fitores 7-1 të Torinos në Kupën e Italisë ndaj Trapanit për të shikuar nga afër sulmuesin.

Raporti i sotëm sugjeron se një propozim përfundimtar po rreshtohet për sulmuesin ndërkombëtar të Italisë.

Sipas La Stampa, propozimi i Milanit do të ishte me vlerë 75 milionë euro në para të gatshme plus Niang, sulmuesi që ka punuar mirë nën Sinisa Mihajlovic në Milano.

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milion euro në kontratën e tij, por mund të aktivizohet vetëm nga klubet jashtë Italisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!