Milan dhe Inter arrijnë marrëveshje për San Siron – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Milan dhe Inter arrijnë marrëveshje për San Siron

12:15 | 09 Nëntor 2018

Stadiumi San Siro do të rinovohet dhe për këtë gjë kanë arrit marrëveshje dy klubet e qytetit, Milan dhe Inter.

Stadiumi është marrë me qira nga të dy klubet milaneze tash e sa vite dhe aty i zhvillojnë ndeshjet si vendas të dyja.

Por, sikurse Interi, ashtu edhe Milani janë të prirur për të marrë një kontratë të përbashkët dhe të zotërojnë në mënyrë efektive arenën gjigante.
Ndërkohë, megjithëse ka disa përmirësime të nevojshme, tani pritet se do të vijnë edhe rinovimet finale.

Sipas mediumit ANSA, rivalët e qytetit kanë rënë dakord për një plan për të përmirësuar apo rinovuar stadiumin Giuseppe Meazza.

Faza e parë e planifikimit thuhet se duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Fillimi i punës për rinovimin e stadiumit mitik mendohet se do të bëhen në vitin 2019.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!