Milan gënjeu, nuk i bëri kurrë ofertë këtij super-futbollisti…! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Milan gënjeu, nuk i bëri kurrë ofertë këtij super-futbollisti…!

18:34 | 13 Shkurt 2018

Agjenti i mesfushorit, Hector Herrera ka zbuluar se AC Milan nuk kanë bërë një ofertë për të nënshkruar klientin e tij, përcjell ORAinfo.

Mesfushori 27-vjeçar meksikan aktualisht është lojtar i FC Porto dhe ka bërë 17 paraqitje në ligë për klubin e tij. Ai ka shënuar një herë dhe ka asistuar tri herë.

CalcioMercato pyti  agjentin e Herreras, Matias Bunge, i cili konfirmoi se Rossonerët nuk kanë qenë në kontakt me të në lidhje me një lëvizje për meksikanin.

“E vërteta është se asnjë prej Milanos nuk ka qenë në kontakt me ne tani për tani”. Unë e di që ka interesa nga Interi, Lazio dhe Napoli, të cilët do të shikojnë ndeshjen midis Porto dhe Liverpool për të ndjekur Diego Reyes, i cili gjithashtu luan për kombëtaren meksikane”, ka treguar agjenti .

Kur u pyetën nëse e ardhmja e klientit të tij mund të qëndronte në Itali, Bunge tha: “Ka shumë biseda për të në Serie A dhe atij i janë  afruar disa klube”./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!