Milan me një transfer të madh nga Anglia

09:15 | 15 Dhjetor 2018

Gjiganti italian Milan po synon të bëjë edhe një transferim tjetër nga Chelsea.

Milani vazhdon të ketë interesim për lojtarët e Chelseat, dhe së fundmi ka shfaqur interesim për Ruben Loftus-Cheek.

Skuadra italiane ka interesim të madh për Cesc Fabregasin, mirëpo në janar dëshiron ta transferojë edhe Loftus-Cheek, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i sulmuesit anglez me shumë mundësi mund të ndodhë me formulën e huazimit.

Ndërsa Fabregasi pritet të transferohet në janar ose gjatë verës si transferim i lirë, pasi i skadon kontrata me klubin londinez.

Komento: