Milan-Morata, vjen lajmi i ‘çmendur’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Milan-Morata, vjen lajmi i ‘çmendur’

23:30 | 16 Prill 2018

AC Milan dëshironte të merrte Moratën në San Siro verën e kaluar dhe kishte filluar bisedimet me Real Madridin për të nënshkruar me spanjollin që përfundimisht u bashkua me Chelsea për 80 milionë euro, transmeton ORAinfo.

Morata kishte një fillim të shkëlqyer për sezonin, por performancat e tij ranë në pjesën e dytë të sezonit edhe për shkak të një dëmtimi që ende nuk po lë atë ta shfaqë gjithë formën e tij.

AC Milan përfundimisht nënshkroi me dy sulmues, Andre Silva dhe Nikola Kaliniç, por dyshja nuk ka arritur të bëjë përshtypje këtë sezon dhe njëri prej tyre mund të jetë në rrugën e tij të largimit nga San Siro në verë.

‘AC Milan dëshironte vërtet të nënshkruante Moratën, por marrëveshja nuk ishte përfunduar”, thuhej në njoftim./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!