Milan në Ligën e Kampionëve, e pamundur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Milan në Ligën e Kampionëve, e pamundur

10:55 | 17 Prill 2018

sh-trajneri i Juventusit, Interit dhe shumë klubeve të tjera italiane, Claudio Ranieri ka folur për mundësinë e rikthimit të Milanit në Champions League.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, tekniku italian theksoi se këtë vit është gati e pamundur rikthimi i kuqezinjve në Champions, por theksoi se Gattuso po bën një punë të madhe, shkruan SYRI.net.

“Milan? Është e vështirë rikthimi në Champions. Ata duhet të fitojnë dhe shpresojnë se gjërat shkojnë në rrugën e tyre. Trajneri Gennaro Gattuso po bën një punë të jashtëzakonshme. Milani po luan futboll të mirë”, tha fillimisht ai.

“Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi po punon mirë. Inter dhe Milan bënë investime të mëdha, por jo menjëherë mund të marrin rezultatet të mira”, tha ai

“Lazio mund të jetë krenar. Më vjen keq për mënyrën se si ata dolën nga Europa League”, përfundoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!