Milan nis operacionin ‘fshesa’, ja sa lojtar po i largon – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Milan nis operacionin ‘fshesa’, ja sa lojtar po i largon

10:15 | 11 Gusht 2018

Pas afrimit të disa lojtarëve ka ardhur koha e largimeve te skuadra e Milanit, pasi përbërja e grupit është e madhe dhe jot ë gjithë do të kenë mundësi të zbresin në fushë sezonin e ardhshëm 2018-2019.

Për këtë arsye, Leonardo e Maldini kanë nisur nga puna për të sistemuar disa nga lojtarët që sipas trajnerit Gennaro Gattuso nuk janë pjesë e projektit të tij për të ardhmen.

I pari është ish-kapiteni Ricardo Montolivo, që nuk ka më hapësirat e dikrushme dhe së bashku me Bertolacci dhe Zapata, do të lënë skuadrën gjatë kësaj jave.

Të tri këta lojtarë nuk janë grumbulluar për miqësoren ndaj Real Madrid, ndaj ata do të largohen nga Milani gjatë javës së ardhshme, e fundit e merkatos së verës.

Ende nuk dihet destinacioni i tyre, pasi janë ende në bisedime.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!