‘Milan nuk e fiton Evropa Ligën’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Milan nuk e fiton Evropa Ligën’

21:50 | 14 Shkurt 2018

Davide Calabria thotë se Milani nuk është  favoritë për ta fituar  Ligën e Europa kundër Ludogorets, përcjell ORAinfo.

“Ne nuk jemi favoritët, pasi ne jemi duke luajtur larg nga shtëpia dhe Ludogorets janë një ekip i organizuar mirë”, tha mbrojtësi në konferencën e tij për shtyp.

“Ata kanë shumë cilësi, mbi të gjitha në mbrojtje. Ne duam të fitojmë, nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi besim.

“Ludogoretët janë një ekip i vërtetë, kështu që ne duhet të luajmë kundër tyre si një ekip. Ata kanë ritëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të tyre.

“Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë, por nëse nuk japim 100 për qind, atëherë ne ndeshim probleme. Është një muaj i vështirë përpara nesh mes Serie A, Europa League dhe Coppa Italia, por jemi këtu për të përparuar në raundin tjetër “, ka treguar Calabria./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!