Milan vjen me transferim të “çmendur” nga Real Madrid

16:07 | 03 Nëntor 2019

Rossonerët e kanë ndërmend të përforcohen.

Milan hidhet në merkato për një sulmues dhe e ka gjetur në Spanjë.

Bëhet fjalë për lojtarin e Real Madrid, Vinicius Junior, i cili nuk po gjen shumë hapësira dhe një huazim diku tjetër, do e bënte atë për të marrë më shumë minuta në këmbët e tij.

Po ashtu, të interesuar për brazilianin janë edhe nga Londra. Arsenali dëshiron shërbimet e 19 vjeçarit. Mirëpo, ka qenë vetë lojtari, i cili nuk ka pranuar për t’u larguar nga Reali që në janar dhe mendon të luajë me bluzën e bardhë.

Komento: