Milani me ofertë të re për Ibrahimovicin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Milani me ofertë të re për Ibrahimovicin

14:19 | 08 Nëntor 2018

Klubi italian Milan nuk e ka ndërmend të dorëzohet për të sjell në San Siro sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mund të rikthehet në Serie A, te skuadra e Milanit.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka vendosur të ndryshojë ofertën, për të bindur Ibrën që të rikthehet në ‘San Siro’.

Sipas asaj që shkruan ‘Tuttosport’, Leonardo do t’i ofrojë Zlatan Ibrahimovicit kontratë prej një viti e gjysmë, për ta bindur që të transferohet te Milan.

36 vjeçari suedez aktualisht është pjesë LA Galaxy në MLS. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit për dy sezone, ku ka fituar edhe një titull të Serie A.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!