Milani ‘shokon’ botën e futbollit, i vihet pas yllit të madh të Barcelonës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Milani ‘shokon’ botën e futbollit, i vihet pas yllit të madh të Barcelonës

21:05 | 09 Nëntor 2018

Milani ia ka vënë syrin yllit në largim të gjigantit spanjoll.

Denis Suarez është duke kaluar ditët e tij të fundit te Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka konfirmuar se do të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit.

Hapësirat e pakta nga Ernesto Valverde kanë bërë mesfushorin të kërkojë largimin nga klubi i tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Corriere Dello Sport, së fundmi interesim për Suarezin ka shfaqur edhe gjiganti italian Milan.

Në fakt Milan vetëm sa iu është bashkangjitur garës për mesfushorin spanjoll së bashku me ekipet tjera si Roma, Napoli dhe Inter.

24-vjeçari ka luajtur vetëm në një takim këtë edicion për Barcelonën, atë në Kupën e Mbretit. Milani po e kërkon huazimin e lojtarit me të drejt blerje për 25 milionë euro. Por gara për lojtarin nuk është vetëm mes klubeve italiane.

Suarez po kërkohet edhe nga skuadrat spanjolle Valencia, Celta Vigo dhe Sevilla. Gjithsesi i sigurt është vetëm largimi i tij nga Camp Nou por jo edhe skuadra e tij e re.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!