Milani sot në pritje të vendimit të madh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Milani sot në pritje të vendimit të madh

12:29 | 14 Dhjetor 2017

UEFA pritet që sot t’i përgjigjet Milanit për marrëveshjen vullnetare për Fair Play Financiar, përcjell ORAinfo.

Rossonerët paraqitën propozimin për një marrëveshje mbi FFP, të cilën organi qeverisës i futbollit evropian UEFA, lejon për klubet që kanë ndryshuar kohët e fundit pronësinë.

Megjithatë, pritet që propozimi i Milanit të refuzohen

Drjetori i Milanit, Marco Fassone është ankuar se disa nga kushtet e UEFA-s janë “të pamundura”.

Përkundër kësaj, komisioni i FFP ka treguar se asnjë vendim zyrtar nuk është marrë, por tani Gazzetta dello Sport thotë se vendimi është i afërt.

Gazeta deklaron se vendimi do të mbërrijë sot ose nesër, dhe përsërit gjasat e një refuzimi.

Milani është klubi i parë që aplikon për një marrëveshje të tillë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!