Milani vetëm barazim ndaj Real Betisit, rrezikon kualifikimin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Milani vetëm barazim ndaj Real Betisit, rrezikon kualifikimin

23:07 | 08 Nëntor 2018

Real Betis dhe Milan janë ndarë baras 1:1 në kuadër të ndeshjes së Europa Leagues.

Në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së grupeve në Europa League, Real Betisi ka qenë sonte nikoqir i Milanit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Benito Villamarin”, Milani ka barazuar me Betisin sonte.

Skuadra e Gennaro Gattussos e ka rrezikuar kualfiikimin tutje duke barazuar, 1-1 me spanjollët, transmeton indeksonline.

Ndeshjen më e mirë e filluan vendasit, të cilët shënuan përmes Giovani Lo Celso në minutën e 12-të.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 62-të, Suso barazoi shifrat në 1-1 dhe për rezultatin final të takimit.

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Milani bie në vendin e tretë, ndërsa Betisi mbetet në vendine parë me 8 pikë. E gjithë kjo pas fitores së Olympiacosit, 5-1 ndaj Dudelanges.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!