Miliona euro i kushton Kosovës dështimi i Telekomit për zbatimin e kodit shtetëror – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Miliona euro i kushton Kosovës dështimi i Telekomit për zbatimin e kodit shtetëror

08:52 | 05 Qershor 2018

Mbi 200 milionë euro i ka kushtuar Telekomit të Kosovës shfrytëzimi i kodit telefonik të Monakos (+377) për 18 vjetët e pasluftës.

E me gjithë që Kosovës i është ndarë kodi i saj shtetëror para më shumë se 1 viti, Telekomi nuk i ka kryer obligimet e veta për implementimin e plotë të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë e kësaj, ndërmarrja publike e cila është në prag të falimentimit, do të vazhdojë t’i paguajë miliona euro “Monaco Telecomit” edhe për të paktën 5 muaj.

Një javë më parë, Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që datën e paraparë për përfundimin e transferimit të plotë në kodin e ri, ta shtyjë nga 1 qershori sa ka qenë, deri më 31 tetor të këtij viti.

Në vendimin e tij, ky autoritet arsyeton se operatorët janë duke u ballafaquar me disa sfida gjatë kalimit në kodin e ri, e në veçanti nga Telekomi i Kosovës, për shkak të gjendjes së rënduar financiare në të cilën aktualisht është.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!