Mimoza Ahemtaj kërkon angazhim me të madh në avancimin e proceseve të integrimeve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mimoza Ahemtaj kërkon angazhim me të madh në avancimin e proceseve të integrimeve

22:42 | 16 Prill 2018

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Raporti i Progresit do t’i evidentojë të arriturat dhe sfidat që e presin Kosovën. Ajo ka theksuar se në këtë raport do të kërkohet angazhim nga secili institucion për ta implementuar agjendën europiane.

Në një intervistë për Epokën e Re, Ahmetaj ka pohuar se Kosova duhet ta vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe reformat në administratën publike..

Sipas saj, fokus kryesor i institucioneve duhet të jetë avancimi i procesit integrues, Ahmetaj ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë mësim për të gjithë se sa i rëndësishëm është konsensusi politik në agjendën europiane.

Ajo ka shprehur optimizëm se gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE’së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!