Ministri Bytyqi i premton Agim Bahtirit mbështetje për fushën e arsimit në Mitrovicë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Ministri Bytyqi i premton Agim Bahtirit mbështetje për fushën e arsimit në Mitrovicë

23:20 | 12 Korrik 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi dhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot kanë vizituar komunën e Mitrovicës ku u pritën nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Kjo vizitë është realizuar në vazhdën e vizitave që po zhvillojnë nëpër të gjitha komunat e Kosovës që sipas Bytyqit po i ofrohet mbështetje në fushën e arsimit, përcjell ORAinfo.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ ku edhe publikoi pamjet nga ky takim./ORAinfo/

Ja postimi i tij i plotë:

Bashkë me zëvendëskryeministrin, njëherit kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, z. Enver Hoti, qëndruam për vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u pritëm në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Në vazhdën e vizitave që po zhvillojmë nëpër komuna të vendit, ishte edhe kjo në Mitrovicë, ku ofruam mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës, në veçanti mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi, bashkë me zv. kryeministrin Limaj dhe kryetarin e Mitrovicës Bahtiri, diskutuam edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!