Ministri Bytyqi ka një kërkesë për mësimdhënësit, të nis mësimi nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ministri Bytyqi ka një kërkesë për mësimdhënësit, të nis mësimi nesër

20:32 | 14 Janar 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka kërkuar mësimi të nis nesër, pasi që thotë, se po dëmtohen nxënësit.

Bytyqi ka apeluar tek SBASHK dhe mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, pasi greva e tyre sipas tij po shkakton dëme tek nxënësit.

Bytyqi në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se hapësira për zgjidhje të problemit ekziston ndaj dhe janë duke bërë përpjekje që të krijohet një moment sa më i përshtatshëm për përmbushjen e kërkesave.

”Unë kisha kërkuar që kjo grevë të mos nis, por fatkeqësisht ka ndodhur dhe është një dëm që po iu shkaktohet nxënësve”.

”Vazhdimisht si ministri kemi bërë përpjekje që këto kërkesa të adresohen me kohë. Nuk kanë qenë gjëra të mbyllura”.

”E konsideroj që hapësira për zgjidhje ekziston. Kisha kërkuar nga SBASHK që t’i informojë mësimdhënësit se si po shkon procesi dhe nesër të fillojë mësimi që të mos dëmtohet shkollimi i të rinjve tanë”.

”Kjo mund të kompenzohet një kohë për nuk është në funksionin e rezultateve pozitive”.

”Ka vullnet të madh të Qeverisë për zgjidhjen e problemmit por ndikimi i madh buxhetor, ndaj dhe nivelizimi i pagave ka filluar një garë për rritjen e pagave e kjo ka shkaktuar dhe pakënaqësi tek mësimdhënësit”.

”Bëj thirrje SBASHK-ut dhe mësimdhënësve që t’i kthehen mësimit sepse do të gjendet një zgjidhje e cila është e mundshme”.

”Kërkoj që mësimi të nis që nesër. Ka hapësirë që të merren edhe masa të tjera në rast se nuk merret refklektim”.

”Edhe mësimdhënësit edhe të gjithë akterët duhet të bëjmë përpjekje që të mos dëmtohet procesi mësimor”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!