Ministri Bytyqi pret në takim intelektual nga Tirana – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Ministri Bytyqi pret në takim intelektual nga Tirana

11:43 | 09 Nëntor 2018

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot një grup të intelektualëve, përfshirë udhëheqës të shkollave, profesorë dhe pedagogë të shkollave të Tiranës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve gjithëkombëtare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njëherësh për të shënuar edhe 12 vjetorin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes shkollave të Kosovës me ato të Shqipërisë.

“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me mësimdhënës dhe nxënës dhe këmbimin e vizitave reciproke”, ka vlerësuar ministri Bytyqi.

“Ne do të përhrahim çdo iniciativë që qon drejt thellimit të bashkëpunimit reciprok në arsim në mes dy vendeve dhe që fuqizon rrugëtimin e përbashkët integrues në proceset edukative dhe arsimore”, ka shtuar ministri.

Në këtë takim diskutuam edhe për përvojat e deritashme të bashkëpunimit mes shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për angazhimet e MAShT në mbështetjen e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!