Ministri Bytyqi uron për rekomandimin: Liberlizimi i vizave jetik për të rinjtë kosovarë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ministri Bytyqi uron për rekomandimin: Liberlizimi i vizave jetik për të rinjtë kosovarë

22:19 | 18 Korrik 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin pozitiv të vizave nga Komisioni Evropian, përcjell ORAinfo.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se liberalizimi i vizave është me rëndësi jetësore në veçanti nga të rinjtë kosovarë sepse do të mund të arsimohen e të njohin përvoja të reja evropiane.

Ja postimi i plotë i Bytyqit:

Komisioni Evropian ka dhënë sot rekomandim pozitiv për viza për shtetasit e Kosovës. Ky lajm na jep shpresë se edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të kenë në agjendën e tyre përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës për të krijuar një shtet që e meriton të lëvizë lirshëm në Evropë.

Liberalizimi i vizave është me rëndësi jetësore për të rinjtë tanë sidomos, sepse do të mund ta përdorin këtë mundësi për t’u arsimuar, për të njohur kultura dhe për të marrë përvoja evropiane, që do t’i ndihmojnë shumë ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi!

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!