Ministri Bytyqy takon ambasadoren kroate, flasin për bashkëpunimin në fushën e arsimit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ministri Bytyqy takon ambasadoren kroate, flasin për bashkëpunimin në fushën e arsimit

13:56 | 18 Maj 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2013.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Sot, prita në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedova për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2013.

Me ambasadoren Kapitanoviq u dakorduam që të angazhohemi në krijimin e mundësive për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe një bashkëpunëtori apo ligjëruesi të gjuhës kroate në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Është jashtëzakonisht me rëndësi që tu mundësojmë të rinjve në Kosovë dhe Kroaci të mësojnë gjuhët përkatëse dhe se në këtë kontekst do të bisedohet më konkretisht me menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës për konkretizimin e Memorandumit.

Ambasadorja Kapitanoviq me njoftoj se në vitin e kaluar është hapur Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zarës dhe po punohet që kjo të ndodh edhe në Universitetin e Zagrebit ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, ndërsa insistoi që edhe Kosova nga ana e saj të marrë përsipër angazhimet reciproke në këtë drejtim.

Në fund të takimit u pajtuam se mësimi reciprok i gjuhëve reciproke është në interes të thellimit të bashkëpunimit edhe në rrafshin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!