Ministri Hoxhaj pret njohje të ndërsjellë nga dialogu me Serbinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Ministri Hoxhaj pret njohje të ndërsjellë nga dialogu me Serbinë

13:44 | 18 Maj 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Hoxhaj tha se Ukraina duhet të mësojë nga përvojat e Ballkanit, meqë ka pasur modele dhe zgjidhje të ndryshme. Mirëpo, Ukraina duhet t’i inkorporojë këto mësime në gjetjen e zgjidhjeve të vecanta, meqë situatat janë të ndryshme dhe të pakrahasueshme me njëra tjetrën.

“Ne jemi krenarë me procesin e shtet-ndërtimit tonë. Jemi shembull në integrimin e komunitetit serb në nivel qëndror dhe lokal, duke u dhënë të drejta që nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë”, ka thënë Hoxhaj, raporton Telegrafi.
Zëvendëskryemnistri është ndalur tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës e cila ende nuk ka ndodhur.

“Paqja dhe dialogu në Ukrainë janë të rëndësishme edhe për paqen në Ballkan. Kosova është sjellë me qartësi strategjike duke dënuar ngjarjet e marsit të vitit 2014 dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkëngjitur aleatëve perëndimor. Përkundër kësaj, Ukraina deri më tani nuk e ka njohur Kosovën, por është fshehur duke hezituar të marrë qëndrim. Njohja e Kosovës nga Ukraina është në interes të të dyja vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj në Kroaci.

Hoxhaj foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi,duke thënë se për Kosovën ka një qëllim nga ky dialog, dhe ai qëllim është njohja e ndërsjellët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!