Ministri i Haradinajt thotë se Telekomi po shkon drejt falimentimit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ministri i Haradinajt thotë se Telekomi po shkon drejt falimentimit

22:24 | 17 Tetor 2018

Telekomi i Kosovës është në prag të falimentimit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës.
Lluka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nëse Telekomit i merren 30 milionë euro nga Z-Mobile, pas rastit të fituar kundër tij në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, kompania më e madhe publike në vend do të falimentojë.

Lluka ka paralajmëruar se një ndër masat që do të ndërmirren për shpëtimin e Telekomit do të jetë zvogëlimi i pagave të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!